Kapiten dhe talent i të rinjve të Juventus, 16-vjeçari i bashkohet kombëtares shqiptare

by editor

Trajneri i Kombëtares U17, Andrea Tedesco ka bërë me dije listën me emrat e ftuar për këtë grupmoshë.

Advertisements

Bie në sy se kuqezinjtë kanë marrë edhe Raffaele Hulin, portierin që është kapiten me Juventusin U17 dhe pak kohë më parë u shpall lojtari më i mirë në një turne që ‘Zonja’ mori pjesë.

Advertisements

Në 2022 Huli luajti dy takime për Shqipërinë U15, por në dy vitet e fundit luajti për Italinë U15 dhe U16. Tanimë Andrea Tedesco ia ka dalë të rikthejë në ekip djaloshin që shihet me shumë admirim dhe besim nga bardhezinjtë, si e ardhmja e portës.

Kombëtarja shqiptare U-17 nisi sot grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025” për këtë grupmoshë. Trajneri i skuadrës kuqezi, Andrea Tedesco ka shpallur sot listën me emrat e 22 lojtarëve të grumbulluar për tre ndeshjet zyrtare të këtij raundi, që do të zhvillohen në vendin tonë gjatë këtij muaji.

Shorti e ka vendosur Kombëtaren shqiptare në Grupin 3 së bashku me Hollandën, Kroacinë dhe Ishujt Faroe me ndeshjet që do të luhen në datat 9, 12 dhe 15 tetor 2024. Shqipëria U-17 do të luajë ndeshjen e parë ndaj Kroacisë më 9 tetor me sfidën që nis në ora 15:00 dhe më 12 tetor do të përballet me Hollandën (ora 15:00). Të dyja këto ndeshje do të luhen në stadiumun “Air Albania”. Sakaq, ndeshja e tretë dhe e fundit në grup e Shqipërisë do të jetë ajo ndaj Ishujve Faroe, e programuar më 15 tetor, ora 13:30 dhe do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena”.

You may also like