Karamuço plas ‘bombën’: Jemi të kërcënuar, ja nga kush u informuam se donin të hidhnin në erë stadiumin e Shkodrës

by editor

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tregoi në një studio televizive se brigadat e Al-fatahut janë stërvitur në 1970 në Zall Herr.

Advertisements

Ai theksoi se një rrezik ende i madh për Shqipërinë është Irani, që disa herë ka tentuar të realizojë akte terroriste në Shqipëri që janë zbuluar nga Mosadi izraelit.“Brigadat e Al-fatahut në 1970 kanë bërë stërvitje në Zall Herr, këtu në Shqipëri. Dhe më shumë kanë qenë të interesuar për xhenion, i kemi stërvitur ne këtu madje edhe termi terrorizëm ka pasur shumë luhatje gjatë viteve. Jaser Arafati u shpall dikur terrorist, pastaj mori Nobelon për Paqe. Ndër kërcënimet serioze të tjera ne kemi akoma problemin e Iranit dhe kur flasim për Hezbollahun kanë bashkëpunim shumë të ngushtë.

Advertisements

Kemi pasur raste kur përmes organizatave terroriste në Turqi kanë ardhur këtu për sulme terroriste që janë kapur nga antiterrori në bashkëpunim me Mosadin izraelit. Edhe rasti kur do hidhej në erë stadiumi i Shkodrës erdhi nga një informacion i Mosad”, tha eksperti.

You may also like