Gazetarja Klodiana Lala në një studio televizive, duke folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Greqi ku një shqiptar vrau bashkëshorten e tij, tha se kemi të bëjmë me një krim të rëndë.
Advertisements
Lala tha se Kastriot Cenko vrau gruan e tij në mënyrë barbare.
Advertisements
Duke iu referuar detajeve të publikuara edhe nga mediat greke, gazetarja tha se Kastrioti goditi Alba Cenkon me çekiç, duke i marrë jetën, më pas fshehu trupin e saj 1 javë në papafingon e banesës.
Në vijim, autori i krimit largoi fëmijët nga banesa, ndërsa i shkruante fëmijëve në emër të nënës së tyre.
“Ngjarje shumë e rëndë, autori i dyshuar ka ngritur disa pretendime. Fëmijët do të rriten me dramën e madhe të vrasjes së nënës së tyre. Mënyra se si është kryer krimi gjendemi përballë një vrasësi gjakftohtë”, tha Lala.
Referuar rasteve të dhunës ndaj grave, gazetarja Lala theksoi se 1 në 3 gra përjeton dhunë. “Gratë e dhunuara nuk duhen lënë vetëm, nuk duhen braktisur. Duhet të jetë një bashkëpunim shumë i madh për të ri-integruar gratë e dhunuara”, theksoi ajo.