Krimi i rëndë në Fushë Krujë dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje
Advertisements
Pas tre atentatesh që u shpëtoi mrekullisht, sot ish-drejtori i burgjeve Gentjan Bejtja u vra me breshëri kallashnikovi në oborrin e banesës së tij.
Advertisements
Krimi i rëndë në Fushë Krujë dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje. Por kush ishin kundërshtarët e Gentjan Bejtjas dhe përse i kanë bërë kaq shumë atentate?
Bejtja ka disa konflikte të hapura me disa personazhe të botës së krimit, që dikur i ka pasur miq, si vëllezërit Durim e Valter Bami dhe Mariglen Haka. Po ashtu ai ishte i fundit me të cilin u takua Enver Stafuka, i zhdukur në 2015. Bejtja është marrë në pyetje edhe për vrasjen e Iliaz Calit në autostradë në 2022 dhe atentatin ndaj Mariglen Hakës.
Policia ka dyshime se Bejtja mund të jetë i përfshirë si bashkëpunëtor edhe në një vrasje të 3-fishtë të ndodhur në 2023 pranë banesës së tij.