Katër persona janë identifikuar nga policia si autorë të vrasjes së një 34-vjeçari grek i cili u qëllua për vdekje në të gdhirë të Vitit të Ri pas një ngjarje të përgjakshme në qendër të Serres-it.
Advertisements
Sipas raportimeve, në dosjen e ngritur për rastin, përfshihen katër burra, tre grekë të moshës 30, 28 dhe 27 vjeç dhe një shtetas shqiptar 29 vjeç.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 05:00 në pedonalen e Serres në rrugën e Korfuzit. Pas një debati që katër autorët kanë pasur me viktimën, e kanë plagosur për vdekje me thikë, duke i shkaktuar dy goditje në anën e majtë të trupit, konkretisht në brinjë dhe në ije.
Ndonëse viktima është dërguar me ambulancë në spitalin e Serres, pak orë më vonë ka dhënë frymën e fundit.
Me të mbërritur në vendin e ngjarjes së përgjakshme oficerët e policisë kanë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja të një pistolete me gaz.
Viktima ka dashur të hyjë në një lokal nate me dy shokë të tjerë. Në derë ndodhej njëri prej autorëve, i cili nuk pranoi të lejonte grupin, gjë që fillimisht rezultoi në një sherr verbal. Grupi i viktimës është larguar dhe pas rreth një ore spekulohet se ose kanë lënë takim ose kanë pritur mbylljen e klubit, sepse janë takuar sërish, këtë herë në një rrugicë ngjitur me pedonalen kryesore të qytetit.
Brenda vetëm pak minutash, gjaku shpërtheu dhe në krye të përleshjes, një nga burrat nxori një thikë ushtarake dhe qëlloi viktimën dy herë, njëra prej të cilave në arterien femorale. Në fakt, sipas burimeve të sigurta të policisë, një person tjetër në grupin e autorit ka qëlluar më shumë se pesë herë në ajër me pistoletë me gaz.