Katër shenja të horoskopit lënë pas energjinë negative! Java e re nis me fat të mirë dhe…

Katër shenja të horoskopit do të lënë pas vetes fatin e keq dhe do të shijojnë suksese dhe zhvillime pozitive gjatë javës që vjen.

Advertisements

Luani

Advertisements

Personaliteti dinamik dhe i zjarrtë i luanit, i cili zakonisht shkëlqen pavarësisht rrethanave, duket se ka humbur një pjesë të shkëlqimit të tij. Por ndryshimi është afër. Fati po kthehet drejt jush. Çelësi qëndron në momentet e vogla pozitive, sado të parëndësishme të duken.

Virgjëresha

Qendroni të hapur ndaj ndryshimeve. Lini pas kompleksin, pasi yjet kanë rezervuar gjëra të bukura për ju. Java e re nis me lajme të mira nga puna dhe rritje të të ardhurve.

Akrepi

Ka ardhur momenti për të ndryshuar kapitull dhe të lini pas negativitetin. Jeta nuk është vetëm errësirë. Transformimi i brendshëm që karakterizon gjithmonë akrepin është më i rëndësishëm se kurrë: këtë herë nuk është për të mbijetuar, por për të lulëzuar.

Peshqit

Së fundmi, peshqit janë gjetur në një fazë ku asgjë nuk po shkonte ashtu siç duhej. Humori i mirë nuk mjaftoi për të ndryshuar rrjedhën – të paktën deri tani. Energjitë planetare po kthehen sërish në favor të tyre dhe fati fillon të dalë nga kaosi.

Këmbëngulja në mirësi, ndjeshmëri dhe shpresë nuk ishte e kotë. Së shpejti, përpjekjet do të shpërblehen.