“Ke çuar një vajzë në atak paniku…”/ Gerta përballet me Aldon pas nominimit të përhershëm

Mbrëmjen e djeshme banori i “Big Brother VIP 4”, Aldo, ka thyer kutinë e emergjencës, e cila bashkë me një të mirë, që në këtë rast ishte një takim i tij me vajzën, vjen edhe një e keqe.

Advertisements

‘E keqja’ në këtë rast ishte se Aldo duhej të çonte një banor në nominim të përhershëm dhe zgjedhje e tij ishte Gerta.

Advertisements

Pas këtij vendimi ka patur një përplasje mes tyre, me Gretën që pretendon se ishte një vendim i marrë për arsye personale. Megjithatë, gazetarja është shprehur se nuk ndihet e trembur, por e zhgënjyer.
Nga ana tjetër, Aldo ka renditur disa arsye se pse ka marrë këtë vendim.

Pjesë nga diskutimi:

Gerta: Tregove veten tënde o Aldo.

Aldo: Pse trembesh kaq shumë. Duhet të vish të më thuash faleminderit!

Gerta: Unë nuk trembem, e ke keqkuptuar

Aldo: Të dëgjova atje duke thënë ‘pse e bëri kaq të madhe ai?’. Ti duhet të më thuash faleminderit.

Gerta: Unë nuk kam frikë nomiminin, por mora një zhgënjim personal nga ti. Ke qenë i vetmi person që kam veçuar dhe kam thënë se ti meriton të rrish në këtë shtëpi. Kërkova nga ti ta forcosh figurën tende në shtëpi.