Me hyrjen e Gjestit në “Big Brother VIP 4” shumë dinamika apo miqësi kanë ndryshuar. Ai duket se ka krijuar një raport të mirë me vajzat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe ‘u bie’ vetëm djemve në lojë.
Advertisements
Gjesti herë pas here përmende emrin e Livias sot duke thënë ‘më pëlqen’, duke imituar Aldon. Ky i fundit duket se e ka marrë sikur këngëtari ka thënë se ka pëlqim për banoren.
Advertisements
E për këtë arsye ai në një moment i tha ‘po të përdor Gjesti se thotë kam qejf Livian, kur është me Eglin’.
Livia i tha se Gjesti dhe Egli nuk janë bashkë dhe më për pjesën tjetër iu drejtua duke u sqaruar me të: “E më e rëndësishmja nuk jam vegla jote”.
Pjesë nga biseda:
Aldo: Ke filluar me bërë lojë të pisët ee?
Livia: Ça loje?
Aldo: Po të përdor Gjesti ty
Livia: Mua?
Aldo: Po a tha ‘kam qejf Livian tani’
Livia: Pse po më përdor? Ça jam duke bërë me Gjestin unë?
Aldo: Po thotë kam qejf Livian, kur është me Eglin
Livia: Mund t’a thotë
Aldo: A është me Eglin?
Livia: Jo
Aldo: Mos u bëj vegël
Livia: Nuk është me Eglin
Aldo: Mirë, mirë, mos u bëj vegël
Livia: Nuk jam vegla e askujt
Aldo: E di dhe mos u bëj e askujt
Livia: Edhe më e rëndësishme nuk jam vegla jote
Aldo: Patjetër që jo. Nuk mendoj se ka ndonjë pikëpyetje ajo, unë jam i fundit në listë si emër për pronar vegle
Livia: Unë nuk jam vegël, nëse Gjesti thotë kam pëlqim, nuk kam si me qenë vegël e askujt