Rast i pazakontë në Fier: Qytetarja 101-vjeçare nuk lejohet të votojë, familjarët kërkojnë drejtësi
Advertisements
Një rast i paprecedentë është regjistruar këtë të diel në qytetin e Fierit, ku një qytetare 101-vjeçare është përjashtuar nga e drejta për të votuar. Lajmi është bërë publik nga i biri i saj, i cili ka rrëfyer për mediat pengesat që ka hasur në përpjekje për të garantuar votën e nënës së tij.
Advertisements
“Është turp që nëna ime, e cila ka jetuar gjithë jetën në këtë vend dhe mezi priste të votonte, është përjashtuar pa të drejtë nga procesi. Kërkoj sqarim nga institucionet për këtë padrejtësi,” deklaroi ai i revoltuar.
Ai shtoi se e moshuara, që në orët e para të mëngjesit kishte shfaqur dëshirën për të marrë pjesë në votime, u përball me një sërë burokracish, përfshirë kërkesën për një vërtetim nga gjykata dhe më pas nga gjendja civile. “Në vend që të festojmë që ka mbushur 101 vjeç, na del kjo padrejtësi. Më dhanë një vërtetim nga komisioni zgjedhor që të shkoja në gjykatë, por atje më kërkuan vërtetim tjetër nga gjendja civile. Shkova dhe nuk gjeta asnjë përgjegjës,” – u shpreh ai i shqetësuar.
Rasti ka ngjallur reagime në opinionin publik dhe ka vënë në pikëpyetje funksionimin e sistemit zgjedhor për sa i përket garantimit të të drejtës themelore të votës, sidomos për qytetarët e moshuar.
Autoritetet përkatëse nuk kanë dhënë ende një qëndrim zyrtar lidhur me këtë situatë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.