Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga seanca në Gjykatën e Posaçme për vlerësimin e masës së sigurisë, mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe prokurorit Ols Dado.
Advertisements
Në një emision televiziv, ajo deklaroi se tensioni në seancë ka qenë shumë i lartë, ndërsa Veliaj e ka konsideruar prokurorin si lunatik dhe i ka përndjekur bashkëshorten Ajola Xoxe gjatë hetimeve.
Advertisements
“Ata u përballën në SPAK dhe kanë marrë pjesë në një seancë shumë të tensionuar të marrjes në pyetje. Kanë shkuar deri në përplasje personale me njëri-tjetrin sepse Veliaj fillonte me etiketimet e tij dhe prokurori duke tentuar të jetë i kujdesshëm dhe t’i përmbahet pyetjeve, në këtë aspekt duke se situata mes tyre ishte e agravuar. Veliaj nuk ka të njëjtin qendrim si për zotit Dado ashtu edhe për Dumanin. Edhe në seancën e komunikimit të masë së sigurisë përplasjet kanë qenë shumë të forta. Zoti Dado ka ndërhyrë disa herë sepse Veliaj e konsideronte si lunatik dhe se i kishte përndjekur bashkëshorten me hetimet e tij.
Dado ka kërkuar dhe ka pasur ndërhyrje edhe nga zoti Dumani, Veliaj ka folur shumë gjatë në gjykatë ka pasur tension”, tha ai.