Kejvina reagon për gjendjen e rënduar të Erjolës: Mos e përdorni për show

by editor

Ditën e djeshem, Erjola u shfaq në një gjendje mjaft të rënduar në shtëpinë e Big Brother. Ajo shpërtheu në lot duke treguar se në shtëpi shikon hije gjatë natës.

Advertisements

Për këtë situatë ka reaguar edhe modelja dhe ish-banorja e Big Brother, Kejvina Kthella. Ajo shpreh mbështetjen për Erjolën, ndërsa kërkon që pamje të tilla nuk duhen transmetuar.

Advertisements

“Për çdo njeri që tallet me këtë situatë është njeriu më i shpifur edhe më i ulët që ekziston. Këto pamje as nuk duhet të dalin në televizor dhe as të përdoret gjendja emocionale e njeriut deri në këtë pikë për shoun tuaj. Duani njëri-tjetrin mbani afër njerëzit kur kalojnë pikërisht këto situata. Fund të ditës para se të jenë personazhe publiku janë njerëz. Jemi gjithashtu njësoj. Gjithë kalojnë trauma, episode të tilla, probleme”, shprehet Kejvina.

You may also like