“Kemi frikë mos i ka ndodhur ndonjë gjë e keqe”- Zhduket pa gjurmë 59-vjeçarja shqiptare në Itali, familja ngre alarmin! Policia nis kërkimet

by editor

Të shtunën e datës 26 tetor, në orën 6 të mëngjesit, një 59-vjeçare shqiptare banuese në Pontedera të Italisë, u largua nga banesa pa lajmëruar askënd dhe nuk ka lënë asnjë shënim, duke bërë që familja të ngrejë alarmin dhe të denoncojë rastin në policia.

Advertisements

Menjëherë policia ka nisur kërkimet, por deri më tani nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Familjarët nuk kanë mundur të japin një përshkrim të veshjes së të zhdukurës, duke qenë se nuk kanë qenë në banesë në momentin kur ajo ka dalë nga dera.

Advertisements

Bashkëshorti tha se ajo kurrë nuk ishte larguar nga banesa pa lajmëruar, ndërsa theksoi se kishte frikë se mos diçka e keqe i ka ndodhur.

You may also like