“Kemi traumë të madhe”/ 2 muaj nga vrasja e Martin Canit, babai: Ende e pazbardhur, heshtja vret më shumë. Mund të zbardhej për 3 ditë

Kur kanë kaluar dy muaj nga ngjarja tragjike ku u vra Martin Cani pranë shkollës së tij, qytetarët kanë dalë sërish në protestë.

Advertisements

Prindërit e 14-vjeçarit, kërkojnë drejtësi, ndërsa shprehen se deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet.

Advertisements

Babai i tij thotë se ata janë të traumatizuar, duke i bëri thirrje fëmijëve të tjerë që ti bashkohen kauzës.

“Heshtja vret më shumë se gjithçka. Kemi dy muaj që e përjetojmë këtë dramë të madhe dhe nuk kemi asnjë reagim, as nga prokurori as nga shkolla dhe as nga shëndetësia, sepse Martini bëri xhiron e madhe të Tiranës duke dërguar në spitalin ushtarak për arsye se spitali ushtarak nuk kishte asnjë makineri për ti mbajtur zemrën atij.

U bëj thirrje fëmijëve shqiptarë, të bashkohemi për kauzën. Ka ardhur fundi. Fëmija është mbi të gjitha. Nuk kam fjalë,. Por përjetojmë një ngjarje tragjike, kemi një traumë të madhe. I bëj thirrje prindërve, institucioneve…sepse na ka kapur frika. Njëherë më ka shkuar në Prokurori dhe prokurorja më tha që do ti shkojmë deri në fund. Por kanë kaluar dy muaj dhe asgjë”, tha babai i 14-vjeçarit.

Ndërsa nënë e vogëlushit, tha shkurt: Mesazhet i kam dhënë, dua vetëm drejtësi dhe asgjë tjetër.