“Kënaqësia se*suale është dhuratë nga Zoti”/ Papa Françesku habit me deklaratën e fundit

by editor

Deeklarata nga Papa 78-vjeçar erdhi gjatë një katekeze

Papa Françesku njihet për qasjet e tij ndryshe nga parardhësit dhe shpesh bën deklarata të papritura. I tillë është dhe rasti i fundit, teksa kreu i Kishës Katolike ka deklaruar se kënaqësia seksuale ëhstë një dhuratë nga Zoti.

Advertisements

Deklarata nga Papa 78-vjeçar erdhi gjatë një katekeze, një udhëzim fetar, drejtuar të pranishmëve të në sallën e Palit VI në Vatikan. Megjithatë, Papa theksoi se besimtarët duhet të shmangin pornografinë.

“Kënaqësia pa një marrëdhënie mund të gjenerojë forma të varësisë. Ne duhet të mbrojmë dashurinë. Fitorja kundër betejës së epshit mund të jetë një ndërmarrje e përjetshme.”– tha ai.

Advertisements

Katekizimi i tij me sa duket erdhi si kundërpërgjigje ndaj kritikëve konservatorë, të cilët u ngritën në këmbë javën e kaluar pasi u rishfaq një shkrim i shkruar nga kreu i doktrinës së Vatikanit dekada më parë që përmbante materiale seksualisht eksplicite.

Libri në gjuhën spanjolle u shkrua nga Víctor Manuel Fernández, një kardinal argjentinas dhe mik i ngushtë i Françeskut, kur ai ishte një prift i ri, dhe përshkruan orgazmat mashkullore dhe femërore në terma grafikë.

Advertisements

Libri, i titulluar “Pasioni mistik: shpirtërore dhe sensualitet”, u botua në Meksikë në 1998 dhe është një ekspoze e shkurtër rreth përvojave mistike-sensuale me Zotin.

You may also like