Keni bërë plane për nesër? Ja si do jetë moti, çfarë do të ndodhë me temperaurat

by editor

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Advertisements

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat lokalisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore do të pasohen nga reshje shiu në orët e mesditës dhe pasdites.

Advertisements

Era do të jetë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, e cila hera-herës në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitoi shpejtësi deri ne 10 m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Advertisements

në zonat malore 15 deri 28°C

në zonat e ulëta 16 deri 34°C

në zonat bregdetare 19 deri 32°C

You may also like