Edukatorja e një kopshti privat në Astir është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pas një denoncimi të bërë nga babai i një fëmije të mitur.
Advertisements
Bëhet me dije se babai i fëmijës e ka kallëzuar edukatoren për keqtrajtim të djalit që dërgonte në kopshtin privat.
Advertisements
Mësohet se pas kallëzimit në polici, edukatorja është hequr nga puna nga ana e pronarit.
Ndërkohë që vendodhja e saj nuk dihet ende, pasi në momentin që policia ka shkuar për të shoqëruar në komisariat dhe për ta marrë në pyetje nuk e ka gjetur në banesë
Materialet procedurale në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases R. G., 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se shtetasja R. G. ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku ajo punon si edukatore”, thueht në njoftimin e policisë së Tiranës.