Kryeministri ka thyer heshtjen ditën e sotme në lidhje me pyetjet e shumta të gazetarëve mbi kërcënimet me jetë për Arben Ahmetajn.
Advertisements
“Për pyetjen që më bëni është e kotë, ka vetëm një përgjigje. PS nuk komenton çështje që lidhen me drejtësinë. Çdokush që ka çështje me drejtësinë i ka me drejtësinë. Ka një karakteristika të të gjithë atyre që kanë çështje me drejtësinë që ndjehem viktima të forcave të errëta apo forcave të tjera, por nuk është fare për mua dhe për ne ta shpjegojmë këtë fenomen’, tha Rama.
Advertisements
“PS e ka shumë të qartë pozicionin e vet, mund të pyesin sa herë të doni, është liria juaj, por është detyra jonë që drejtësisë t’i japim të gjitha mundësitë të bëjë punën e vet, e pashqetësuar as nga komentet e atyre që përfaqësojnë PS”, i është përgjigjur kryeministri pyetjes në lidhje me kërcënimet ndaj Ahmetajt.