Policia e Tiranës ende nuk ka asnjë person të dyshuar për kërcënimin ndaj gjyqtares , Arnisa Këlliçi.
Advertisements
Kjo e fundit mori të shtunën një letër kërcënuese për të dhe familjen, duke kërkuar mbrojtje pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, si dhe hetime nga policia për të gjetur autorët.
Advertisements
Burime zyrtare nga policia thanë për Tv Klan se hetimet janë duke vijuar, por ende nuk kanë arritur të identifikojnë kush ia ka nisur letrën me mesazhin kërcënues për jetën e magjistrates dhe fëmijëve të saj.
Nga ana tjetër, në letrën e dërguar pranë KLGJ, Këlliçi pretendon se ky ishte kërcënimi i dytë që i është bërë, pasi më herët ishte njoftuar edhe nga kancelari i Gjykatës së Tiranës për një kërcënim në emrin e saj.
Gjyqtarja është marrë në mbrojtje nga policia në pritje të vendimit të KLGJ-së për caktimin e mbrojtjes së posaçme.
Pjesë nga letra kërcënuese:
E dashur Arnisa.
Keni dy fëmijë ….. dhe ….. Mendoni për ta!
Si mund të rroni ju, e jo ata e kjo është e vërtetë.
Me respekt