Kërcënohet me jetë gazetari i njohur shqiptar

by editor

Gazetari, Isa Myzyraj, njëkohësisht aktivist për të drejtat e njeriut, u kërcënua me jetë të martën përmes një emaili në adresën e tij elektronike dhe adresën zyrtare të televizionit ku punon, Ora News.

Advertisements

Dërguesi figuron të jetë një emër i huaj, gjë që sipas Myzyrajt e bën më të dyshimtë dhe të paidentifikueshëm autorin.

Advertisements

“Nuk mund ta them me saktësi nga ka ardhur ky kërcënim. Ajo për të cilën jam i sigurtë është se kjo është bërë për shkak të punës sime si gazetar, por edhe si aktivist,” tha Myzyraj për BIRN.

Përveç kërcënimit, teksti përmban gjuhë urrejtjeje, anti-semite dhe homofobike.

“E-maili u është drejtuar dhe punëdhënësve të mi, ç’ka më bën të dyshoj se ky kërcënim ka lidhje me punën time,” tha Myzyraj, duke përmendur se media ku punon e ka kontaktuar menjëherë duke i ofruar mbështetje.

Sipas Myzyrajt, ky kërcënim vjen edhe si pasojë e fushatave të dezinformimit nga grupet radikale anti-semitiste dhe anti-LGBT që kanë qarkulluar në mediat shqiptare.

Rrjeti për Gazetarë të Sigurt në Ballkanin Perëndimor, “SafeJournalist” u solidarizua me Myzyrajn, duke shprehur shqetësimin për këtë rast i cili sulmon jo vetëm gazetarin në fjalë, por edhe lirinë e medias.

“Safe Journalist shpreh shqetësim të thellë në lidhje me këtë rast të paprecedentë, i cili sulmon fuqishëm lirinë e medias si dhe integritetin personal dhe profesional të gazetarit Myzyraj”, deklaroi SafeJournalists.

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurtë sheh shqetësues gjithashtu faktin se mesazhi përmban një gjuhë të rrezikshme anti-semitiste, por edhe narrativa të papranueshme me bazë të orientimit seksual.

Myzyraj i tha BIRN se në konsultim me avokatin e tij kanë vendosur që denoncimin në organet ligjzbatuese do ta bëjë brenda ditës së mërkurë./BIRN

You may also like