Kërcënohet me jetë gazetari në Kosovë, mesazhi tronditës: 31 plumba t’i kisha dhënë!

by editor

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar ditën e sotme se është kërcënuar me jetë gazetari Fatlum Berisha.

Advertisements

Bëhet me dije nga burimet për media se gazetari është kërcënuar në rrjetin social “TikTok”.

“31 plumba t’i kisha dhanë”, ishte njëri ndër komentet me përmbajtje kërcënuese që ishte i pranishëm në videot e gazetarit Berisha.

Advertisements

Edhe pse rasti është raportuar në Polici, AGK-ja shprehet e shqetësuar me kërcënimet që u bëhen gazetarëve. Ata i bëjnë thirrje Policisë që të marrin hapat e nevojshmë dhe të bëjnë identifikimin e këtyre personave.

“I bëjmë thirrje të gjithë kolegëve që t’i raportojnë rastet e kërcënimeve online, në mënyrë që të mos kalojnë pa u ndëshkuar nga organet kompetente” thuhet në njoftimin e AGK-së.

You may also like