Kërcënoi se do të hidhej nga ballkoni në Astir, 20-vjeçarja shpëtohet nga forcat RENEA, shkak…

Një vajzë nga Elbasani, rreth 20 vjeçe, alarmoi banorët e Astirit këtë mesditë, kur u mbyll në apartamentin e saj dhe kërcënoi se do të hidhej nga ballkoni.

Advertisements

E reja ishte në një romancë me një djalë, që familja nuk e pranonte, me pretendimin se ishte problematik. Ata jetonin në një banesë të marrë me qira (Airbnb), por së fundmi i kishin dhënë fund marrëdhënies.

Advertisements

Babai njoftoi Policinë se vajzën e kanë rrëmbyer. Pas ndërhyrjes nga RENEA, e reja u nxor shëndoshë e mirë nga apartamenti në katin e gjashtë të pallatin në zonën e Astirit. Pritet që ajo të japë dëshminë e saj.