Një person ka mbetur i vrarë, pasi kërcënonte qytetarët me thikë në rrugë. Ngjarja ndodhi në Moers, afër qyteteve Duisburg dhe Duesseldorf.
Advertisements
Personi në fjalë, përveçse kërcënonte qytetarët me thikë, tentoi të sulmonte dhe efektivët e policisë, të cilët iu përgjigjen me armë.
Advertisements
Kur policët shkuan aty, burri i sulmoi me dy thika, raportoi AP. Policët gjuajtën drejt 26-vjeçarit gjerman dhe ai vdiq nga plagët. Të premten mbrëma, tre persona u vranë dhe tetë u plagosën nga një sulm me thikë në festivalin në Solingen. Dyshohet se sulmuesi është një ekstremist islamik nga Siria i cili u vetëdorëzua në Polici.