Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në fshatin Shënkoll të Lezhës.
Advertisements
Sipas burimeve, një person ka qëlluar me pistoletë ndaj një automjeti, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Advertisements
Menjëherë pas ngjarjes, autori është shoqëruar nga policia së bashku me armën e zjarrit.
Dyshohet se incidenti ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy të rinjve.
Ndërkohë, Policia e Lezhës po vijon punën për kapjen dhe shoqërimin e personit tjetër të përfshirë në konflikt, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.