Kërcet dajaku në mesnatë/ 17-vjeçari bëhet për spital

by editor

Pesë presona në mesnatë kanë rrahur në Berat një kamarier 17-vjeçar në një piceri. Ende nuk dihen arsyet e këtij konflikti dhe autorët e ngjarjes, pasi pas sherrit shumica e klientëve u larguan me vrap.

Advertisements

Në polici janë shoqëruar rreth 12 persona, mes tyre 5 dyshuarit si autorë të ngjarjes, menaxheri i biznesit dhe disa klientë, që do të pyeten në lidhje me ngjarjen.

Advertisements

Për zbardhjen e ngjarjes janë sekuestruar nga policia edhe kamerat e sigurisë, nëpërmjet të cilave do të hidhet dritë mbi identitetin e saktë të autorëve.

You may also like