‘Kërcet’ grushti në burgun italian, plagoset një shqiptar dhe dy gardianë

by editor

Situata në burgun e Ternit në Itali po bëhet gjithnjë e më e tensionuar.

Advertisements

Mëngjesin e djeshëm gjatë një përleshje ku ishin përfshirë tre të burgosur (dy afrikano-veriorë dhe një shqiptar), mbetën të plagosur dy policë të burgjeve.

Advertisements

Njëri prej tyre me sa duket ka goditur kokën me forcë aq sa ka kërkuar ndërhyrjen spitalore. Sindikata e pavarur e Policisë së Burgjeve Sappe ka raportuar për atë që ka ndodhur.

Edhe njëri nga tre të burgosurit e përfshirë në përleshje ka kërkuar ndihmë mjekësore.

I armatosur me brisk, ai dyshohet se kërcënoi se do të dëmtonte veten ose këdo që përpiqej t’i afrohej. Gjithçka do të kishte ndodhur në seksionin e Sigurisë së Mesme për arsye ende të panjohura.

You may also like