Kërceu me dorën e fashuar në finalen e DWTS, Enxhi zbulon si e ka tani: Është e thyer dhe e ënjtur, nuk u…

by editor

“Ja kam marrë shpirtin kësaj dore dhe tani që trupi ra në qetësi dhemb lumadhja”

Më 29 dhjetor të vitit 2023 u mbajt finalja e madhe e “Dancing With The Stars”, ku fituese u shpall Enxhi Nasufi. Kjo e fundit arriti që të shkëlqente në të gjitha performancat edhe pse dorën e kishte të fashuar.

E teksa kanë kaluar disa ditë nga përfundimi i këtij sezoni të spektaklit më popullor të kërcimit, këngëtarja e njohur ka zbuluar për fansat se si e ka dorën.

Nasufi shprehet se dora është ende e ënjtur dhe se nuk ‘është ngjitur vet”.

Advertisements

“Tani pasi mbaroi Dancing mund të tregoj që ja kam marrë shpirtin kësaj dore dhe tani që trupi ra në qetësi dhemb lumadhja. Dhe po është e thyer dhe ënjtur akoma. Nuk u ngjit vet”, ka shkruar Enxhi në një postim në “Instastory” teksa tregon dhe dorën e sëmurë.

Advertisements

You may also like