Kërkesë Kuvendit për ndryshimin e masës së sigurisë, politikani i njohur shpërthen ndaj SPAK: Për inceneratorët Rama firmosi por nuk u thirr, ndërsa për rastin e Berishës është krijuar ngërç juridik që lidhet me…

by editor

Ish-deputeti i PD Luçiano Boçi, në një studio televizive foli për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për të ndryshuar masën e sigurisë për Sali Berishën.

Advertisements

Ndër të tjera Boçi u shpreh se kur një masë sigurie ndryshon do të duhet që të ketë fakte të reja, që sipas tij për Berishën nuk rezulton kështu.

“Kur masa e sigurisë ndryshon, duhen fakte te reja. Berisha është nën hetim, nuk ka akuza konkrete dhe vendimi i gjykatës për Berishën duhet të zhbëhet, në mënyrë që më pas t’i kalojë çështja SPAK”, tha Boçi.

Advertisements

Sipas tij në rastin e inceneratorëve SPAK reagoi për të shuar “zjarrin” e akuzave ndaj Ramës, ndërsa në rastin e Berishës është krijuar një “ngërç juridik”.

“Për inceneratorët, Rama firmosi, por nuk thirret nga SPAK si person me dijeni. Po vazhdojnë përpjekjet për të asgjësuar opozitën. Nxitimi i SPAK lidhet me aksionin e opozitës”, u shpreh ai.

You may also like