Këngëtarja Parashqevi Simaku prej dy javësh ndodhet e shtruar në spitalin psikiatrik të Nju Jorkut. Gjëndja e saj psikologjike është rënduar pas takimit me djalin e saj Luk, ku mësohet se ka pësuar krizë psikologjike.
Advertisements
Lidhur me këtë temë është diskutuar edhe ditën e sotme në një emision televiziv, ku psikologia Marsela Lekli, u shpreh se ajo duhet që të trajtohet me dëshirën e saj dhe jo në psikiatri.
Advertisements
‘Duhet të stopohet çdo gjë mediatike, personat me probleme të shëndetit mendor në asnjë formë nuk duhet që të ekspozohen në media, sepse ndikon në gjendjen e tyre emocionale. Duhet që të trajtohet me dëshirën e saj dhe jo në psikiatri. Ajo ka kaluar në depresion sepse nuk pranon që është divorcuar, ajo nuk është kuruar në fazat e para dhe ka përshkalluar më pas’, tha ajo.
Psikologia u shpreh, se në psikiatri një person shkon vetëm nëse është në gjendje shumë të rënduar psokologjike dhe është agresiv.
‘Ajo ka jetuar larg familjes për shumë vite dhe largimi nga djali e ka çuar në gjendje psikologjike dhe emocionale të rënduar. Se di cfarë ka ndodhur me jetën e saj, por qëndrimi i saj në një stacion treni tregonte se priste dikë aty, mbase djalin që do të vinte që ta marrin. Amerika është një vend i madh njerëz që kanë probleme të shëndetit mendor janë pa fund, dhe njerëz të pastrehë po ashtu.
Çështja e saj u përdor më shumë për klikime. Unë se di si mund të ndodh një individë që të shtrohet në psikiatri ashtu, sepse atje mund të shtrohet dikush që ka kriza dhe sjellje agresive. Ajo me një ndihmë të vogël mund ta kalonte, por nëse është në atë gradë ajo ka pasur probleme të rënda të shëndetit mendor. Se di si janë politikat në SHBA, por kur shtrohet një person në psikitari je në gradat e fundit të shëndetit mendor. Por, kura më e mirë për të kaluar të gjitha problemet është dashuria që do t’i ofrojë djali dhe familja e saj. Goditja më e madhe besoj i ka ndodhur ditën që takoi djalin sepse e priste prej vitesh’, tha ajo.
Për sociologun Ergys Mërtiri, ekszpozimi në media, ia rëndojë më shumë problemet që këngëtarja Parashqevi Simaku ka pasur.
‘Unë di të them një gjë që është parim dhe princip i mirënjohur që ata që kanë probleme të shëndetit mendor nuk duhet që të ekspozohen në media. Unë mendoj se nuk e ndihmuan duke e përdor për të bërë shou dhe kjo është mënyra më e shëmtuar e përdorimit të një personi. Ata që u morën me këtë çështje ai u interesua për imazhin publik të vetin, ndërkohë që ajo kishte nevojë për suport psikologjik dhe e kamë besuar se ajo po e dëmton, dhe se besoja se do të shkonte kaq shpejt deri këtu. E vunë të këndojë, i vunë unaza nëpër duar, ky ishte një shoë i shëmtuar’, tha ajo.
Ai tha se shteti shqiptar duhet që të ndërhyjë duke i dhënë ndihmë.
Shteti shqiptar duhet që ta ndihmojë të interesohet dhe mbase t’ja paguajnë kurimin dhe të gjendjet një zgjidhje pas rehabilitimit. Ajo vet ka dashur të rrijë jashtë vëmendjes së publikut dhe kjo duhet respektuar’, tha ai.