Janë zbardhur emrat e personave të cilët morën peng një 35- vjeçar, ku në këmbim të lirisë i kërkonin pasurinë.
Advertisements
Ata janë Tori Xheçuka alias Hektor Xheçuka, Aleksander Osmani, Artan Pirraci, Fredi Keta, Naim Qarri, Sajmir Kolaveri dhe Adem Metkola.
Advertisements
Mësohet se policia ka ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: Tori Xhecuka alias Hektor Xheçuka, 36 vjeç, Aleksandër Osmani, 37 vjeç, Artan Pirraci , 50 vjeç, dhe Fredi Keta, 49 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Ndërsa u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit: Naim Qarri, 52 vjeç, Sajmir Kolaveri , 42 vjeç dhe Adem Metkola, 46 vjeç.
Advertisements
Naim Qarri ka qenë edhe ish presidenti i Klubit te Kamzës.
Policia thote se nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie.
Njoftimi i Policise
Tiranë
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “The debt”.
Ekzekutohet masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, për 4 shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 3 të tjerë.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni policor të koduar “The debt”. Në kuadër të këtij operacioni:
-u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: T. Xh., alias H. Xh., 36 vjeç, A. O., 37 vjeç, A. P., 50 vjeç, dhe F. K., 49 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
-u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit: N. Q., 52 vjeç, S. K., 42 vjeç dhe A. M., 46 vjeç.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga nenet 109/b dhe 110/2 të Kodit Penal.