Kiara Tito është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria e saj. Së fundmi ajo ka postuar në InstaStory një foto nga “Fun Club”, ku ka zbuluar “look-un” e saj edhe për këtë puntatë.
Advertisements
Me barkun e rrumbullakosur dhe me një fustan të gjatë në ngjyrë kafe, moderatorja dukej e mrekullueshme, ndërsa mes shumë komenteve pozitive që ajo mori, në sytë e publikut ra ai i bashkëshorti i saj Luiz Ejlli.
Advertisements
“Kuptimin e pozicionit të dorës së majtë afër mjekrës, nuk e mora vesh kurrë”, ka komentuar këngëtari, i cili njihet për natyrën e tij qesharake.
Pasi zbuluan gjininë e të voglës së tyre, Luizi dhe Kiara vazhdimisht kanë zhvilluar biseda virtuale me ndjekësit e tyre në Instagram, ku iu kanë kërkuar atyre një ndihmë për të zgjedhur emrin e duhur për bebin e tyre, megjithëse deri më tani akoma nuk kanë përzgjedhur një emër për të voglën.