Detaje të panjohura për dëshirat e fundit të Papa Françeskut, marrëdhënien e tij personale me kirurgun dhe mënyrën si i kaloi ditët e fundit të jetës, ka zbuluar profesori Sergio Alfieri, drejtor i kirurgjisë onkologjike në spitalin Gemelli të Romës dhe kirurgu personal i Papës.
Advertisements
“Për në janar, Papa më tha se duhej të kujdeseshim për embrionet e braktisura”, tha Alfieri në një intervistë për gazetën Corriere della Sera. “Ishte i vendosur: ‘Po flasim për jetë, nuk mund të lejojmë që ato të përdoren për eksperimente apo të humbasin. Do të ishte vrasje’”. Siç zbuloi ai, ata po shqyrtonin me Ministrinë e Shëndetësisë mënyrën për të realizuar “adoptimin e embrioneve”, por koha nuk ishte e mjaftueshme për të realizuar vendimin e Papës.
Advertisements
“Angazhimi im është ta realizoj këtë, nëse ka mundësi”, tha ai i emocionuar. Alfieri e pa Papën për herë të fundit në Shabatin e Madh, disa orë para vdekjes së tij. “Ishte mirë, më tha edhe ai vetë. I solla tartën e tij të preferuar dhe biseduam”, tregoi ai. Megjithëse kishte rekomandime për 60 ditë pushim, Papa ishte kthyer në punë: “Ishte pjesë e trajtimit të tij. Donte të përfundonte gjithçka që kishte në mendje. Ishte sikur kishte kuptuar se fundi po afronte”.
Dhjetë ditë para vdekjes, ai kishte kërkuar të takonte të gjithë ata që e kishin kujdesur në spitalin Gemelli. “I thashë ta bëjmë pas Pashkëve. Përgjigjja e tij ishte: ‘Të mërkurën’”, kujton Alfieri dhe shton: “Kisha ndjesinë e qartë se ai donte të mbyllte një sërë gjërash para se të vdiste”.
Momentet e fundit
Në mëngjesin e Ditës së Pashkëve, Papa kishte pasur një përkeqësim të rëndë të shëndetit. Ndihmës i tij personal e kishte thirrur Alfierin: “Shkova menjëherë në Santa Marta. E gjeta me sytë e hapur, por në koma, pa reagim ndaj stimujve. Nuk kishte asgjë që mund të bëhej. Ai tashmë ishte në fund”. Transportimi i tij në spital u konsiderua i rrezikshëm dhe i panevojshëm. “Ai gjithmonë thoshte se donte të vdiste në shtëpi. Dhe kështu ndodhi”.
Papa ndërroi jetë disa minuta më vonë. Alfieri mbeti pranë tij, së bashku me stafin mjekësor dhe shoqërues, ndërsa kardinali Parolin i thirri të gjithë të luteshin së bashku dhe recituan një përshëndetje.
Një marrëdhënie “me zemër”
Alfieri e njohu Papën në vitin 2018. Në vitin 2021, kur ai kishte paraqitur simptoma të rënda të divertikulit, Papa e zgjodhi atë personalisht për të kryer operacionin. “Kisha përvojën më të madhe në Itali për operacione të tilla. Ai më thirri dhe më tha: ‘Kam vendosur të operohem dhe zgjodha ty’”.
Operacioni u organizua në fshehtësi. Papa kërkoi të shkonte në spitalin Gemelli pa e mësuar askush. “Nëse dilte lajmi, operacioni nuk do të bëhej”, kishte paralajmëruar. Alfieri zbulon: “Pak para operacionit, ai e bekoi dorën time. Ishte një mesazh personal: ‘Përdor duar të tuaja me zemër’”.
Papa kërkoi gjithashtu ndihmën e Alfierit për shpëtimin e spitalit katolik “Fatebenefratelli”, që ishte gati të shitej. Me ndërhyrjen e tij, u siguruan fondet e nevojshme, me ndihmën e kardinalit Çupi dhe biznesmenit Del Vecchio.
Papa Françesku u rikthye në Gemelli edhe për operacionin e dytë. “Ai donte të dërgonte një mesazh për shëndetin publik dhe rolin e spitaleve katolike”, thotë mjeku i tij.
Alfieri, megjithëse është kryesisht onkolog, synon të vazhdojë përpjekjet për mbrojtjen e embrioneve, në bashkëpunim me Ministrin e Shëndetësisë, Horacio Skilaci dhe, nëse është e mundur, me vetë Vatikanin. “Ishte dëshira e Papës. Do ta bëjmë, nëse mundemi”, tha ai.