“Kishim frikë të ndiznim dritat!”- Shpërthimi me tritol në hyrjen e një apartamenti në Elbasan, flasin fqinjët: Janë dëmtuar xhamat komplet!

Fqinjët e Ardit Pepës, personit të të cilit iu vu tritol në hyrje të banesës, në katin e parë të një pallati në Elbasan, kanë treguar momentet e terrorit, pak pas mesnate.

Advertisements

Në një prononcim për mediat, njëra prej fqinjëve të Ardit Pepës, ka treguar se shpërthimi ka ndodhur rreth orës një, ndërsa vetë ai dhe familja e tij nuk ndodheshin aty.

Advertisements

“Aty jeton një burrë, me gruan dhe një fëmijë, ikën në aksham, nga ora 9”, tha ajo.

Gruaja u shpreh se banesës së saj që ndodhet në katin e dytë, i janë thyet komplet xhamat, ndërsa shtoi se në momentin që dëgjoi zhurmat, kishte frikë të dilte nga banesa.

Fqinja: Ora një mund të ishte. Dëgjuam një krismë shumë të fortë, thamë mos ndonjë zjarr. Dolëm të shihnim, por kishim frikë në ndiznim ditar. Banesa ime është në kat të dytë, janë dëmtuar xhamat komplet.

Këtu poshtë jeton një burrë, me gruan dhe një fëmijë, ikën në aksham, nga ora 9. E kanë shtëpinë e tyre. Ne s’kemi dëgjuar gjë për ta, nuk di që janë problematikë. Në pallat s’ka njëri problematikë. U trembëm shumë, zemra po më rrihte pa pushim. Shumë zhurmë e madhe.

Nga pamjet e siguruara rezulton se lënda plasëse është vendosur nga një burrë, i cili ka pikasur nga kamerat e sigurisë gjatë mbrëmjes para hyrjes së apartamentit ku ndodhi shpërthimi.

TRITOLI NË ELBASAN, SULM APO INSKENIM?

Për shpërthimin në Elbasan, dyshohet se ngjarja mund të jetë inskenuar nga pronarët e apartamentit, në bashkëpunim me nipin e kryefamiljarit, shtetasit Ardit Pepa.

Familjarët që posedojnë apartamentin para hyrjes të cilit shpërtheu lënda plasëse, sipas informacioneve paraprake pjesën më të madhe të kohës e kalojnë jashtë Shqipërisë.

Raportohet se ata udhëtojnë në të njëjtin shtet të Europës pasi largohen nga Shqipëria.

Në momentin e shpërthimit, i cili ndodhi rreth orës 00:05, të datës 01 maj, në lagjen “Partizani”, brenda banesës nuk ka pasur persona.

Nga pamjet e siguruara rezulton se lënda plasëse është vendosur nga një burrë, i cili ka pikasur nga kamerat e sigurisë gjatë mbrëmjes para hyrjes së apartamentit ku ndodhi shpërthimi.

“Rreth orës 00:05, të datës 01.05.2025, në lagjen “Partizani”, në katin e parë të banesës së shtetasit A. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia në informacionin paraprak.