“Kishin 21 vite bashkë”- Shqiptari vrau me thikë gruan e tij, flet djali i 60-vjeçares: Do ndaheshin, kohët e fundit janë grindur! Njerku do dilte nga shtëpia

“Ata kishin vendosur të ndaheshin para vrasjes”, kështu ka deklaruar për mediat greke djali 60-vjeçares e cila u vra orët e para të ditës së sotme (1 dhjetor) nga bashkëshorti i saj, një 46-vjeçar shqiptar.

Advertisements

I riu, ka treguar se vëllai i tij mbeti i plagosur nga njerku në momentin që ndërhyri mes tyre për të mbrojtur të ëmën. Ai është shprehur për protothema.gr, se nëna e tij ishte me autorin prej 21 vitesh dhe se 46-vjeçari nuk ishte sjellë asnjëherë me dhunë ndaj saj.

Advertisements

Në periudhën e fundit, siç shpjegon ai, kanë pasur zënka të shpeshta dhe për këtë kanë vendosur të ndahen. “Ai kishte paketuar rrobat dhe gjërat dhe do të dilte nga shtëpia”, thekson ai.

29-vjeçari shprehet se gjithçka ka ndodhur kur nëna e tij ka parë 46-vjeçarin duke mbajtur një thikë në dorë gjatë një debati dhe mendoi se donte të sulmonte djalin tjetwr tw saj, i cili ndodhej në shtëpi me ta.

Më pas ajo duket se i është lutur që të hedhë thikën, por ai e doditi në bark, duke e plagosur për vdekje.

“Kur vëllai im e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, e sulmoi dhe më pas u goditi me thikë”, thotë djali i viktimës, duke theksuar se 46-vjeçari ka ikur menjëherë dhe se fatmirësisht vëllai i tij ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I pyetur nëse në të kaluarën ka pasur raste të tjera dhune mes 46-vjeçarit dhe nënës së tij, ai tregon se “nuk i kishte prekur asnjë fije floku”.

Sipas informacioneve të protothema.gr, autori ka vrarë bashkëshorten e tij duke e plagosur me thikë në bark ndërsa djali i saj është goditur me thikë në zonën e shpatullës së djathtë.

Shqiptari është arrestuar nga efektivët e Repartit të Thermaikos të cilët kanë shkuar në vendngjarje. Ai akuzohet për vrasje me dashje, e kryer dhe e mbetur në tentativë.