“Kishin dekoruar shtëpinë për festë”- Çifti rrëmben për disa orë një foshnjë në maternitet, gruaja iu prezantua nënës si infermiere dhe u arratis! Vogëlushen e veshi…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje në zonën e Kozencës, në Itali, ku një grua ka rrëmbyer në maternitet një foshnjë të porsalindur, duke iu prezantuar nënës së re, si infermiere.

Advertisements

Mediat Italiane shkruajnë se rrëmbimi i foshnjës zgjati për disa orë, pasi policia arriti të identifikonte dhe lokalizonte gruan. Mësohet se ajo dhe bashkëshortin e saj, në bashkëpunim më njëri-tjetrin morën vogëlushen nga spitali dhe tentuan të arratiseshin.

Advertisements

Rrëmbimi ka ndodhur rreth orës 18:30, ku vajza e vogël disaditëshe, Sofia, ndodhej në një dhomë të klinikës me nënën e saj, një grua rreth 27 vjeç me vjehrrën. Sipas rikonstruksionit të bërë nga policia, gruaja shtatshkurtër hyri në dhomë me fytyrën e mbuluar pjesërisht me një maskë duke u prezantuar si infermiere për fëmijët dhe tha se duhej të merrte fëmijën për ta çuar tek pediatri.

Pasi ajo mori vajzën e vogël dhe u largua, nëna dhe gjyshja e vogëlushes, duke mos parë vonesën e kthimit të saj, u alarmuan dhe kështu u zbulua rrëmbimi.

Nga pamjet e regjistruara nga kamera e brendshme e klinikës, shihet se çfarë ka ndodhur në korridorin e godinës. Gruaja shihet bashkë me burrin e saj, i cili kishte kapele në kokë.

Të dy tentojnë ta fusin të porsalindurën në karrocë, por pa sukses. Ata janë larguar me foshnjën në krahë dhe ai me karrocën në dorë. Pas alarmit, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë makinat e policisë, si dhe ekipi shkencor për hetimet.

Ngjarja është ende në fazë hetimi dhe është ende i paqarte motivi që shtyu çiftin të rrëmbente vogëlushen Sofia në spital. Prindërit e vajzës i përkasin një familjeje normale, nëna mësohet se është shtëpiake dhe babai 29 vjeç është punonjës i thjeshtë. Po ashtu ata janë edhe prindër të një djali 6 vjeç.

Menjëherë pas rrëmbimit, familjarët dhe miqtë e prindërve kanë postuar një foto të vogëlushes në rrjetet sociale me ftesën për t’i kontaktuar në rast se mund ta shihnin.

Në daljet e qytetit u vendosën postblloqe, dhe gjatë kërkimeve policia lokalizoi makinën e rrëmbyesit dhe vogëlushen në bord. Çifti e u arrestua ndërsa foshnja e kthye në familjen e saj, e sigurt.

Çifti i arrestuar dhe të akuzuar për rrëmbimim janë Rosa Vespa, 51 vjeç nga Cosenza dhe Aqua Moses, 43 vjeç me origjinë senegaleze. Të dy, të martuar, ishin të fiksuar pas lindjes së një fëmije dhe kishin falsifikuar shtatzëninë prej 9 muajsh, duke folur për këtë me të afërmit e tyre dhe duke njoftuar në fund se kishin një djalë. Për këtë arsye, pas rrëmbimit, Sofian e veshën me rroba djali.

Pronari i klinikës ku ndodhi rrëmbimi, ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur gjatë orarit të vizitave dhe se ata nuk i kërkojnë askujt që hyn dokumente identifikimi.

“Ajo që ndodhi do të na bëjë të rimendojmë masat e hyrjes“, tha ai, duke shtuar se falë kamerave të sigurisë, autorët janë identifikuar shpejt.

Po ashtu, ai ka treguar se ka qenë me policinë gjatë aksionit të tyre, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e çiftin që rrëmbeu vogëlushen, zbuluan se banesa e tyre ishte dekoruar për festën e lindjes së një fëmije, dhe se vajza e vogël ishte e veshur me rroba djali.