Gruaja e Bujar Asqeriut, Irena, ka treguar se njëherë është bërë xheloze për aktoren Eva Alikaj.
Advertisements
“Kur mbaruan xhirimet, Bujari kishte bërë një foto tek një stol me Evën dhe një shoqen e saj. Foton e solli në shtëpi.
Advertisements
Unë u bëra xheloze, se kishin dalë edhe bukur në fakt, ama xhelozinë e shprehja në mënyrë të sofistikuar.
E vura foton e tyre tek televizori dhe ngjitur me të vura edhe foton e dy djemve tanë, si për t’i kujtuar Bujarit që kishte dy fëmijë.
Advertisements
Ai e vuri re sa erdhi. Ma lexonte mendjen. Më tha: Irena shumë bukur mizanskenat,”- tha Irena.
Më tej gruaja e Asqeiut rrëfeu edhe detaje nga jeta e tyre e përditshme.
Bujari i kishte humbur të dy prindërit dhe Irena ishte kujdesur për fëmijët e tyre, për motrat dhe vëllain e Bujarit dhe për vetë Bujarin.
“Sa herë që shkonte në xhirime ose në teatër i bëja çaj dhe ia hidhja në termus.
Një ditë, u bë gati si gjithmonë për në teatër kishte një rol të vogël atë ditë, dhe më tha: Po çaji?
Iu ktheva: Po s`është rol për çaj ai. Bujari doli dhe mua më mbeti fiksim.
E bëra çajin dhe ia çova pas skene, në teatër,”– tregoi më tej ajo.
Gruaja e aktorit tregoi edhe një rast se si kishte marrë një certifikatë vetëm për t’u ndjerë në të njëjtin nivel me aktorin që i kishte të panumërta.
“Bujari po ecte shumë, po merrte role, certifikata nderi, kurse unë të parën dhe të fundit e kisha marrë në klasë të parë.
Shkova një ditë në punë dhe i thashë shefes: Do më jepni një fletë nderi se burri po merr vazhdimisht e unë jo.
Patjetër, më tha ajo dhe të nesërmen i mblodhi të gjithë, më dha fletën bashkë me një stilolaps dhuratë.
Shkova në shtëpi gjithë qejf, e vura tek televizori dhe sa hyri ai në shtëpi e pa, po duke më njohur mirë më tha: Ta dhanë vetë apo ia kërkove?
-Ma dhanë, i thashë.
-S`ka mundësi, më tha se mësueve ia japin vetëm pas vdekjes,”– përfundoi ajo tregimin e saj.