Kishin zënë hapësirën bregdetare në Gjipe me 175 çadra dhe shezlongë të vënë pa leje, procedohen dy persona

by editor

HIMARË- Dy persona janë proceduar në Himarë. Mësohet se Këta persona kishin zënë hapësirën bregdetare në Gjipe, duke vendosur 175 çadra dhe shezlongë pa leje.

Advertisements

‘Kontrolle të përditshme në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, në zbatim të masave të planit operacional “Plazh i lirë”. Kishin zënë hapësirë bregdetare në Gjipe, me 175 çadra dhe shezlongë të vënë pa leje, procedohen penalisht 2 shtetas. Sekuestrohen çadrat dhe shezlongët.

Advertisements

Pas kontrolleve dhe verifikimeve të kryera nga Stacioni i Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me bashkinë Himarë, Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura, është konstatuar se 2 shtetas kishin zënë hapësirë bregdetare në Gjipe, me 175 çadra dhe shezlongë të vënë pa leje.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetasit, konkretisht A. Z dhe B. Sh.. Gjithashtu, pas sekuestrimit të çadrave dhe shezlongëve, është liruar hapësira bregdetare e zënë në kundërshtim me ligjin. Kontrollet dhe verifikimet në kuadër të planit operacional “Plazh i lirë”, vijojnë’, njofton policia.

You may also like