Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj ka rrëfyer momentin e frikshëm kur vajza e saj Viktoria erdhi në jetë. Ajo ka treguar se Viki lindi pothuajse pa frymë dhe ishte ngjyrë blu.
Advertisements
Rudina Dembacaj rrëfeu se Viktoria nuk po qante dhe mjekët, sipas saj, arritën që ta mbanin në jetë.
Advertisements
Ajo shtoi se momentin e frikshëm e harroi kur mori vogëlushen në krah teksa theksoi se ishte një ndjesi e jashtëzakonshme.
“E kam sjellë në jetë me operacion në datën që kërkova 28 dhjetor, doja të përkonte me ditën e lindjes së babait të saj. Vajza lindi pothuajse ngjyrë blu dhe mjekët nuk e komentuar për momentin, unë po ndjeja një lloj paniku gjatë lindjes, panik tek mjekët. E kuptova që nuk ishin të qetë.
Viktoria nuk po qante dhe doktori po bënte lëvizje që nuk ishin normale, kisha parë lindje të tjera, isha përgatitur. Viki e kishte kordonin 3 herë rreth qafës, gjë që nuk ishte dalluar më parë në eko. Ajo lindi pothuajse pa frymë dhe kur biseduam me doktorin nëse do ishte vonuar dhe pak mund të kishte ndodhur fatalja. Nuk reagova fare, ndoshta u impiva dhe kur e mora në krah ishte një ndjesi e jashtëzakonshme. Mora inat gjithë njerëzit që nuk ma kishin treguar që ishte aq e mrekullueshme, nuk u mora me pjesën se çfarë ndodhi.
Thjesht falënderova Zotin. Jam natyrë emocionale por kam tendecën për ta kthyer në humor. Viktoria ka qenë një nga opsionet që e kam pasur, e ka pasur ime motër para se të lindte vajzën e saj”, tha Rudina Dembacaj në podkastin “Mamat”.