Kishte lënë takim për të kryer marrëdhënie s*ksuale me adoleshentin 22 vite më të vogël, si ndodhi vrasja e Bledar Dedjas në Itali! 17-vjeçari pas krimit…

by editor

Një 17-vjeçar është arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes së shqiptarit Bledar Dedja në Itali. Kur ka kaluar më shumë se 1 muaj nga vrasja e 39-vjeçarit, duke se ngjarja e cila tronditi opinionin publik po shkon drejt zbardhjes.

Advertisements

Sipas hetimeve të deritanishme kemi të bëjmë me një krim seksual. Shqiptari u vra me thikë më 20 Janar në një zonë të pyllëzuar në Paderno, në via dei Colli,

Advertisements

Ai u gjet nga një shok i tij, një ditë pas krimit, me pantallona dhe të brendshme të hequra.

Sipas hetimeve, 17-vjeçari dhe Bledar Dedja kanë lënë një takim pasditen e 20 Janar, por për arsye ende të paqarta, i mituri ka masakruar me thikë shqiptarin.

I mitur raportohet se ka plagosur dorën me thikë gjatë sulmit. Pas krimit, ai ka marrë thikën e kuzhinës, me të cilën kreu vrasjen, disa rroba dhe çelësat e makinës së viktimës dhe është larguar në këmbë nga vendngjarja, raportojnë mediat italiane.

Automjeti i Bledar Dedaj është gjetur në vendin e krimit nga policia italiane.

You may also like