“Kishte planifikuar gjithçka me detaje”/ Artan Hoxha: Pasi eliminoi objektivin, Mjacaj u vetëdorëzua

by editor

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar dinamikën e ngjarjes në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj ka ekzekutuar me tre plumba Arben Lleshin dhe ka plagosur Indrit Shaqjan.

I ftuar në “Euronews”, Artan Hoxha ka treguar se, Mjacaj e kishte planifikuar ngjarjen me detaje.

Advertisements

Pasi ka marrë informacionin që do të dërgohej në regjimin 41 bis, ka kërkuar që të dalë në dhomën e ajrimit dhe nga aty ka qëlluar Arben Lleshin.

Gazetari tregon se, qelia në të cilën ndodhej viktima ka një dritare në pjesën e jashtme dhe nga aty e ka qëlluar për vdekje.

Advertisements

Më tej ai thekson se, pasi ka arritur objektivin Mjacaj ka hyrë në pjesën e brendshme në kuzhinë dhe më pas në dhomën e takimeve ku ka marrë dhe pengje, por Hoxha thotë se synimi i tij nuk ka qenë të dëmtojë njerëz të tjerë.

Artan Hoxha është shprehur se Mjacaj pasi ka eleminuar objektivin është vetëdorëzuar.

Advertisements

“Ai në momentin që ka marrë informacionin që do të dërgohej në regjimin 41 bis ka kërkuar që të shkojë në dhomë ajrimi, sepse nuk ka qenë orar ajrimi. Dhe kur ka dalë në dhomën e ajrimit e ka qëlluar.

Qelia në të cilën ndodhej Arben Lleshi ka një dritare në pjesën e jashtme, nuk është qëlluar nga koridori, është qëlluar nga jashtë në dritare, ku iu mor jeta të dënuarit me 32 vite burg dhe është plagosur Indrit Shaqja.

Personi në fjalë pasi ka bërë goditjen, ka qenë i rrezikuar, pasi mund të qëllohej nga rojet e sigurisë. Në pjesën e jashtme rojet e sigurisë janë të armatosur, sidomos ata në lartësi, ndërkohë që rojet e brendshme nuk mbajnë armë.

Ky ka qëlluar dhe për t’i shpëtuar eliminimit është futur brenda. Këtu kuptojmë që kjo ngjarje ka qenë e planifikuar me detaje. Ai ka hyrë në pjesën e brendshme, ku është kuzhina dhe korridori që të çon te takimet e familjarëve.

Ai ka shkuar te dhoma e takimeve dhe ka marrë pengje. Ai ka qëndruar në këtë sektor më shumë se 50 min. Ai ka arritur të negociojë edhe me drejtorin e burgut edhe me drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve. Ai nuk e ka pasur synim të dëmtojë as persona të tjerë, as veten.

Kanë shkuar forcat speciale të burgut dhe më pas shkoi RENEA por nuk ka hyrë në veprim, pasi vrasësi ka synuar eliminimin e objektivit dhe është dorëzuar”, tha Hoxha.

You may also like