Flasin të afërmit e 41-vjeçares që u vetëhelmua me fotoksinë: Zihej çdo ditë në telefon me burrin, i kërkonte…

by editor

Janë zbardhur të tjera detaje në lidhje me ngjarjen tragjike në Berat ku 41-vjeçarja Shpresa Krëku në fashatin Banaj i dha fund jetës duke pirë fotoksinë.

Advertisements

E ndjera është përcjellë sot për në banesën e saj fshatit Banaj në ish/komunën Poshnjë, në bashkinë Dimal, pasi ky ishte dhe amaneti i saj i fundit, që i kishte kërkuar vëllait pak minuta para se të vdiste.

Banorë të fshatit Bilçë dhe të afërm të familjes Kreku shprehen se viktima ishte grua shumë e mirë, e edukuar dhe në fshat e donin të gjithë.

Advertisements

Sipas tyre, i vetmi problem i saj ishte mungesa e bashkëshortit Çlirim Kreku, i cili jetonte në fshatin Selanik të Greqisë dhe vinte shumë rrallë në shtëpi e rrinte pak ditë. Sipas tyre, gruaja kishte shfaqur shenja depresioni, pasi zihej çdo ditë në telefon me bashkëshortin, të cilin i kërkonte të kthehej në shtëpi, pranë saj dhe fëmijëve.

You may also like