Kishte shkuar në Itali si turist, kapet duke shpërndarë drogë i riu shqiptar

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 29-vjeçar shqiptar. I riu mësohet se është kapur me drogë teksa po shpërndante lëndët narkotike. Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar kishte shkuar atje për turizëm.

Advertisements

29-vjeçari pa precedentë penalë, tërhoqi vëmendjen e efektivëve gjatë një patrullimi, pasi ai nuk ishte parë kurrë në zonë dhe disa djemë iu afruan atij. Më pas ai u ndoq teksa ndodhej në një makinë të vogël me qira dhe u ndalua për kontroll në një zonë periferike, ku u shfaq shumë nervoz dhe i shqetësuar.

Advertisements

Pas një kontrolli të imtësishëm personal, iu gjetën afërsisht 5 gramë kokainë të fshehura në pjesët intime dhe të ndara në doza.

Më pas u zhvilluar edhe një kontroll në dhomën e hotelit ku ai qëndronte ku u gjetën 65 gramë të tjera lëndë narkotike kokainë të ndara në doza. Gjitashtu është gjetur një shumë parash prej 1690 euro. 29-vjeçari u shpall i arrestuar për posedim dhe tregtim të lëndëve narkotike dhe Gjykata e Perugia dha masën e paraburgimit.