Kjo është arsyeja e ndëshkimit të Mozzik me 500 mijë euro gjobë

by editor

Këngëtari nga Kosova, Mozzik ka rrëfyer për herë të parë se ka marrë një gjobë të majme nga autoritetet në Kosovë.

Advertisements

Ai ka treguar për herë të parë se është gjobitur nga Administrata Tatimore Kosovë me plot 500 mijë euro për evazion fiskal.

Advertisements

Gjatë intervistës, Mozzik ka pretenduar se nuk ka shmangur tatimet dhe se ende nuk e kupton plotësisht bazën e vendimit për dënimin. Ai ka theksuar se ka qenë në kontakt me zyrtarët përkatës për të sqaruar situatën dhe se është duke e paguar gjobën në mënyrë të rregullt çdo muaj.

Reperi gjithashtu ka thënë se ka biseduar me personat përkatës “për këtë punë” dhe po e paguan gjobën çdo muaj.

You may also like