“Kjo është e treta, e vërteta”- Rudina Dembacaj flet për vjehrrën dhe tregon pse mamaja e Mark Frrokut s’është e preferuara e saj: Kam dashur një tjetër, por nuk i doja më çunin

by editor

Aktorja Rudina Dembacaj, në një dalje të saj të fundit në televizion, ka folur si rrallë herë për vjehrrën e saj dhe raportin që ka me të.

Advertisements

Rudina ka folur për raportin që ka me nënën e bashkëshortit të saj, ish-deputetit Mark Frroku, ku tha se ajo nuk është e preferuara e saj nga tre vjehrrat që ka pasur deri më sot dhe ndaj ka zgjedhur që të mos jetojë me të.

Advertisements

Me ironi ajo tha që ka pasur të preferuar një vjehrrë tjetër, por tashmë asaj nuk i do më djalin, dhe zgjodhi të dojë një djalë tjetër.

Advertisements

“Unë faktikisht jam tek vjehrra e tretë. Nuk është vjehrra më e dashur nga ato që kam pasur me thënë të drejtën. Kam dashur më shumë një tjetër që nuk e kam më vjehrrë, por asaj nuk i doja më çunin. Edhe më mirë të dua djalin sesa të dua vjehrrën.

Dhe zgjodha të rri me këtë djalin që dua. Kam jetuar një kohë të shkurtër me vjehrrën e fundit kur ishim në pandemi dhe vjehrra ime e treta, e vërteta, që me ç’duket po zgjat më shumë se të tjerat, ka shumë humor është grua shumë e këndshme, por ka një mentalitet ndryshe nga i imi. Dhe kam zgjedhur të mos jetoj me të me thënë të drejtën”,- shprehet Rudina.

You may also like