Kjo është shqiptarja që u vra në Greqi nga bashkëshorti! Zbulohen detaje tronditëse, burri mendoi se po e tradhtonte me shokun! Çfarë ndodhi pas telefonatës që mori 32-vjeçarja

Mediat greke kanë publikuar foton e 32-vjeçares, e cila u vra me çekiç nga bashkëshorti i saj një në Greqi.

Advertisements

Sipas burimeve policore, krimi ka ndodhur brenda banesës përdhese të çiftit. Sipas pretendimeve të 39-vjeçarit që ka rrëfyer në polici, gjithçka ka ndodhur kur gruaja e tij ka marrë një telefonatë nga një mik i përbashkët dhe ka hyrë në tualet për të folur me të.

Advertisements

Burri dëgjoi telefonatën dhe, siç i tha policisë, u zemërua duke menduar se po e tradhtonte me shokun e tij dhe i verbuar nga xhelozia, e vrau duke e goditur me çekiç në kokë dhe më pas e mbyti me duart e tij.

Ai më pas e mbështolli trupin e saj të pajetë në një çarçaf dhe najlon dhe e fshehu në papafingo

Po sipas mediave greke në banesë në momentin e krimit kanë qenë edhe dy fëmijët e çiftit, 9 dhe 12 vjeç, të cilit ishin duke fjetur.

Të nesërmen në mëngjes, kur u zgjuan për të shkuar në shkollë, kërkuan nënën e tyre, por babai u tha se ajo ishte nisur për në punë. Ai i mori në shkollën e tyre dhe më vonë i mori dhe i çoi në shtëpinë e motrës së tij.

Sipas të njëjtave informacione, kur policia ka mbërritur në rrugën Lakonias 19, pasditen e djeshme pas telefonatës së 39-vjeçarit ka gjetur autorin së bashku me dy fëmijët e tij, 9 dhe 12 vjeç, në hyrje të pallatit. ku e arrestuan.

Më pas ai është dërguar në polici, ku është marrë në pyetje për të rrëfyer krimin e tij. Ndërsa fëmijët e familjes tani janë në shtëpinë e dajës.