Një tartuf i bardhë italian me peshë 700 gram u shit për 184 mijë Euro në një ankand të mbajtur në kështjellën madhështore të shekullit të 13-të të Grinzane Cavour, duke u bërë tartufi më i shtrenjtë në histori.
Advertisements
Oferta e vitit të kaluar në ankandin vjetor, me peshë 830 gram, u shit për 103 mijë Euro. Këtë vit zhardhoku “i çmuar” u ble nga një biznesmen nga Hong Kongu pas një ankandi të mbajtur njëkohësisht në Hong Kong, Singapor, Seul, Vjenë dhe Doha.
Advertisements
Rajoni veriperëndimor italian i Piemonte njihet si prodhuesi italian i këtyre zhardhokëve që rriten spontanisht në tokë në vetëm disa rajone të Italisë dhe Europës Qendrore.
Me aromën e tyre unike, ato gjenden disa centimetra nën tokë pranë rrënjëve të pemëve me të cilat jetojnë në simbiozë.
Advertisements
Ndërsa avullojnë lëshojnë një erë që zgjat për një periudhë të kufizuar kohore dhe mund të zbulohet vetëm me ndihmën e qenve të stërvitur mirë dhe gjuetarëve me përvojë.
Panairi historik ndërkombëtar i tartufit të bardhë D’alba tërheq rreth 100,000 vizitorë çdo vit nga e gjithë bota që vijnë në qytetin e vogël në Piemonte për të blerë, shitur dhe nuhatur delikatesën e shtrenjtë ndryshe nga tartufi i zi që mund të kultivohet në plantacione, rritet vetëm natyrshëm në pyje