“Kjo nuk është pemë, kjo është…”/ Luizi ironizon zbukurimet e Kiarës për festat e fundivitit: Nuk po tallem… (FOTO)

by editor

“Pemë është kjo? Ti thuaj që kam rregulluar degën e Vitit të Ri…”

Atmosfera e festave të fundvitit dhe zbukurimet në shtëpi, duket se kanë lënë të “zhgënjyer” këngëtarin e dashur për publikun, Luiz Ejlli.

Advertisements

Ky i fundit ka postuar në “Instastory” një video ku tregon se si partnerja e tij, Kiara Tito, ka rregulluar pemën, e cila duket se është mjaft befasuese për artistin.

Teksa vëzhgon pemën e bardhë dhe të vogël, të zbukuruar me aksesorë të ndryshëm dhe drita, fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” shprehet se kjo sipas tij nuk është pema e Vitit të Ri, por “dega ose kërcelli i Vitit të Ri”.

Advertisements

“Po çfarë peme është kjo? Kjo ka degë veç këtej e andej moj Kiarë. Mos qesh se nuk po tallem. Ta rrotullosh nuk duket se është drejtë. Pemë është kjo? Ti thuaj që kam rregulluar degën e Vitit të Ri, ose kam rregulluar kërcellin e Viti të Ri. Për atë Zot! Po këto ca janë, ca lloj fruti, rrush? Hë moj se nuk jam duke u tallur. Këto janë krahë apo sytjerna? Ku i ke gjet këto”,

Advertisements

shprehet Luizi.

You may also like