Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte sot e ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku bërë parashikimin e secilës shenjë të horoskopit për muajin qershor.
Advertisements
Sipas saj, Gaforret duhet të bëjnë kujdes pasi do kenë shpenzime të mëdha. Nga ana tjetër, Luanët do te kenë një dilemë në lidhje mbi një marrëdhënie që kanë.
Advertisements
“Gaforret do të shpenzojnë shumë para. Kujdes që tani Gaforret se në shumë ditë këtij muaji do të bëjnë shpenzime të shumta. Do joshen shumë nga gjëra të shtrenjta, do xhelozojnë për gjëra të shtrenjta, do xhelozojnë pasionet e mëdha të të tjerëve. Do futen në disa limane të pa shkelura dhe aty nuk dihet dalin sirenat, peshkaqenët, ça del tjetër.
Shkojmë të Luanët, të cilët do ndihen të kurorëzuar bukur sepse Afërdita, princesha e dashurisë, futet në shenjën e tyre dhe iu jep një sharm, benefit të mirë dhe një siguri. Mund të luajnë me ndjenjën me pasionet.
Por një dashuri e pamundur mund të dalë në pah këto 3-4 ditët e para ose një problematikë me energjitë, pasionet që mund të ndikojnë në shenjën e tyre. Ka njerëz që kanë ca vështrime, që e bëjnë një Luan të gatshëm erotikikisht të bjerë për tokë. Ky mund të mos jetë një pasion i vërtetë, ose mund të jetë i vërtetë por që i fut në dilema të mëdha”, tha Meri Shehu.