Prej kohësh ajo është shkëputur në Itali, për të vijuar një karrierë të suksesshme në balet, ku edhe ka spikatur një ndër emrat më të arrirë. E kemi fjalën për Klaudia Pepën, që vijon ende të na bëjë krenar me performancat e saj në skenat ndërkombëtare.
Advertisements
Si një personazh që shpesh herë kthehet në vendin tonë, vëmendja për të nuk ka munguar kurrë. Në rrjetet sociale e kemi parë gjithnjë sensuale, duke mos na i kursyer pozat hot.
Advertisements
Por duket se muajt e fundit, krahas karrierës së ngjeshur dhe postimeve të shpeshta në rrjetet, ndryshime të mëdha ka në jetën e saj private. Miqtë e afërt të Klaudias zbulojnë lidhjen që ka pasur prej disa kohësh.
Çifti ka nisur të ketë probleme pak kohë më parë dhe duket se i kanë dhënë fund një historie që pritet të kurorëzohej në martesë. Vetë Klaudia, në Instagramin e saj ka preferuar që mos të ndajë detaje rreth kësaj ndarjeje, duke preferuar që të vijojë me angazhimet e saj.
Çifti kishte së bashku rreth 2 vite, dhe shpesh herë balerina nuk i kursente deklaratat e dashurisë edhe në publik për partnerin e saj të huaj. Klaudia Pepa e konfirmoi historinë e dashurisë rreth dy vite më parë, kur edhe ishte e ftuar në jurinë e “Dance with me”. Pas performancës së modeles Cindy Marina në “Dance Albania” nën ritmet e këngës “Perfect” të Ed Sheeran, balerina tha se kjo është kënga e saj e dashurisë, duke nënkuptuar se është në një lidhje.
Pavarësisht ngacmimit nga moderatorja Alketa Vejsiu, Pepa nuk dha emër të personit me të cilin është në një lidhje.
“Epo, një shok e kam edhe unë” – tha balerina muaj më parë në një intervistë duke mos dhënë më shumë informacione për jetën personale, të cilën ka dashur gjithmonë ta mbajë për vete.
Shpesh herë në rrjetet sociale shihnim postime romantike që ajo merrte nga partneri i saj. Një dhomë plot me lule dhe me qirinj ishte njëra nga surprizat që ajo mori pak vite më parë nga i dashuri. Por duket se kjo romancë ka ardhur në fund, për arsye që vetëm dy protagonistët e dinë.
Tashmë që Klaudia është sërish single, ajo duket më e angazhuar se kurrë në projektet e reja. Vetëm ditët e fundit ajo ka qenë në Tiranë, ku edhe ka regjistruar një këngë, ku duket se do të jetë protagoniste.