Klea Prenga “demaskon” Antolena Berishën pas intervistës “viktimizuese” dhe publikon fotot: Thonë se duan të më…

Klea Prenga i është rikthyer edhe njëherë sumit ndaj saj nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, pas intervistës të Antonelës në emisionin në “Goca dhe Gra”.

Advertisements

Në intervistë, Antonela u shpreh se kërkonte falje, mirëpo në asnjë moment nuk i është referuar Klea Prengës, ndaj të cilës kryen aktin e tmerrshëm të sulmit që e la të dëmtuar në fytyrë.

Advertisements

Mirëpo Klea Prenga ka ardhur me një reagim në rrjete sociale duke deklaruar se në asnjë moment askush nuk është mundut t’i kërkojë falje apo ta dëmshpërblejë, por dhe nëse ky gjest ndodh prej tyre, ajo thotë se nuk e ka ndërmend t’i pranojë.

Ajo më tej thotë se motrat Berisha janë shprehur në rrjetet sociale të gatshme ta sulmojnë sërish.

Reagimi i plotë:

Dua të sqaroj publikisht se në asnjë moment askush nuk ka tentuar të më dëmshpërblejë apo të kërkojë falje për atë që ka bërë. As nuk do ta pranoj ndonjëherë dëmshpërblimin dhe faljen. E vetmja gjë që janë përpjekur të bëjnë është të manipulojnë opinionin publik me gënjeshtra. E vërteta është aty, e qartë dhe e pakundërshtueshme. Për më tepër, të dyja pohimet ishin të gatshme të kryenin.

Foto e mëposhtme janë shkëputur nga adresat e tyre ku guxojnë të pohojnë që do ta kryejnë sulmin përsëri. Njëra komenton që herën tjetër kur të sulmoj do të thërrasë dhe komentuesen, ndërsa tjetra pëlqen komentin me fjalorin banal. Tani nxirrini prapë në emisione të tjera se ju shisni dhe shpirtin për klikime. (Ahh, dhe për kë mbështetje publike e kanë fjalën, për adresat fake të hapura nga vetë ata që më sulmojnë prej muajsh mua dhe familjen time?) Vazhdoni përndjekjen.