“Klima astrologjike për dashurinë është komplekse”, horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 2-8 shtator

by editor

Dashi

Venusi do të jetë në pozicion të mirë në sektorin që ka të bëjë me jetën bashkëshortore. Marrëdhënia juaj në çift do të ecë mirë dhe do të mund të krijoni një raport të ngushtë me shpirtin tuaj binjak. Nëse jeni vetëm, një faqe e rëndësishme do të shkruhet në jetën tuaj të dashurisë. Për disa prej jush, një miqësi e gjatë do të kthehet në marrëdhënie intime. Të tjerët do të ndiejnë një tërheqje të parezistueshme ndaj një personi simpatik. Shumë shpejt do të kuptoni se nuk është vetëm tërheqje fizike, por dashuri e vërtetë. Asgjë e rëndësishme nuk do të ndodhë në jetën tuaj profesionale. Do të përqendroheni në zgjidhjen e një çështjeje që ka mbetur pezull që prej disa javësh dhe, për pjesën tjetër, do të mjaftoheni duke u marrë me gjërat tuaja të zakonshme. Vlerësimi është 9 pikë.

Advertisements

Demi

Qielli do të jetë i pastër për ju në planin bashkëshortor. Hëna në aspekt të shkëlqyer do të përgatisë terrenin për një javë harmonike dhe lehtësisht të menaxhueshme. Neptuni dhe Urani do të japin gjithçka, duke ju ofruar një jetë më të kënaqshme në çift. Beqarët do të kenë një dëshirë të madhe për të njohur njerëz të rinj. Ata gjithashtu do të jenë pro lidhjeve të shkurtra. Megjithatë, disa prej tyre mund të ëndërrojnë martesën. Në mjedisin tuaj të punës do të jeni jashtëzakonisht praktikë dhe do t’ua kaloni konkurrentëve tuaj më të ashpër. Megjithatë, ky prakticizëm ka të ngjarë të mos jetë shumë i dobishëm, pasi vjen në kurriz të shëndetit tuaj. Ju nuk do të fitoni betejat që ju shkaktojnë lodhje fizike dhe mendore. Për rrjedhojë, zgjidhja më e mirë do të ishte që krahas punës edhe të pushoni, në mënyrë që të ruani energjitë. “Harku i tendosur për një kohë të gjatë e humbet forcën e tij”, thotë një fjalë e urtë e njohur kineze. Vlerësimi është 7.5 pikë.

Advertisements

Binjakët

Ky ambient astrologjik, i dominuar nga Venusi, duhet të sjellë sërish në plan të parë marrëdhënien tuaj në çift. Është koha për të negociuar dhe për të gjetur një mënyrë jetese që ju shkon për shtat. Të stimuluar nga Marsi, Binjakët e vetmuar do të jenë në humor të mirë dhe shumë njerëz do të jenë të lumtur të shoqërohen me ta. Do t’u bini në sy të tjerëve dhe do të merrni edhe shumë komplimente. Ndërkohë që kohët e fundit keni pasur mundësi dhe keni përfituar për të rritur prestigjin tuaj profesional pa shkaktuar shumë probleme, këtë herë do të jeni të detyruar të përshtateni me një situatë të komplikuar. Do t’ju duhet të vendosni prioritete, të bëni zgjedhje dhe të jeni më luftarakë. Vlerësimi është 7 pikë.

Advertisements

Gaforrja

Atmosfera planetare e javës së parë të shtatorit anon drejt njëfarë zymtësie në jetën tuaj në çift. Ndoshta do të tundoheni të luftoni me çdo kusht mërzinë që vjen nga rutina e përditshme. Ecni përpara pa hezitim, duke i dhënë dorë të lirë fantazive tuaja. Një takim i rëndësishëm mund të shënojë këtë periudhë dhe të ndryshojë jetën e beqarëve. Disa mund të takohen me të njohurit e vjetër. Në planin e punës do të jeni të favorizuar nga Mërkuri, që do t’ju lejojë të bëni gjykime të shpejta dhe me baza. Përfitoni nga kjo për të çuar përpara projektet dhe për t’u paraprirë konkurrentëve tuaj. Ju madje mund të filloni të spekuloni, sigurisht jo qorrazi, por pas shqyrtimit të kujdesshëm të fakteve. Vlerësimi është 7 pikë.

Luani

Me Jupiterin dhe Venusin së bashku që ndikojnë në sektorin tuaj martesor, nuk do t’ju ​​duhet të keni frikë nga trazirat apo ndryshimet e papritura në jetën tuaj martesore. Mirëqenia dhe qetësia do të kenë përparësi për ju në këtë periudhë. Në rast mosmarrëveshjesh të ashpra, kjo javë do të ofrojë mundësinë për pajtim, gjë që do të forcojë edhe më shumë marrëdhënien tuaj me partnerin. Nëse jeni beqarë, një miqësi do të fillojë të ndryshojë dhe do të kuptoni papritur se jeni të dashuruar. Kjo gjë nuk do t’ju mërzitë aspak, përkundrazi! Do të ndiheni në siklet në ambientin tuaj të punës. Mund ta gjeni veten duke debatuar për një projekt ose për përgjegjësitë që ju janë caktuar. Do të keni përshtypjen se po bëni një punë që nuk ju përshtatet apo që nuk përkon me aspiratat tuaja më të thella. Vlerësimi është 7 pikë.

Virgjëresha

Keni një kohë të gjatë vetëm dhe dëshironi të ndryshoni gjërat? Bëni dhe pak durim, sepse së shpejti mund t’i thoni lamtumirë beqarisë. Planeti Venus do t’ju sigurojë një takim që i plotëson pritshmëritë tuaja. Për të martuarit, jeta në çift nuk do të jetë e lehtë gjatë kësaj periudhe. Përveç një mosmarrëveshjeje ende të pazgjidhur, ka të ngjarë që komunikimi me partnerin të mos jetë i mirë dhe që, me përjashtim të momenteve të përbashkëta me familjen, secili të vazhdojë në rrugën e vet. Për sa i përket sektorit të punës, duhet të përqendroheni më shumë te gabimet. Mos u tregoni të ngathët dhe mos flisni pa radhë. Mos bëni veprime impulsive, përndryshe rrezikoni të futeni në situata të vështira. Vlerësimi është 6 pikë.

Peshorja

Do të jeni në gjendje euforie, qofshi beqarë apo në një lidhje. Konfigurimi i tanishëm i Venusit do të ndikojë që jeta juaj e dashurisë të marrë një hov në mënyrë të papritur dhe vendimtare. Beqarët do të jenë veçanërisht të etur për të stabilizuar jetën e tyre sentimentale dhe për të hedhur rrënjë të qëndrueshme. Për disa prej tyre, dashuria me shikim të parë mund të lindë në një udhëtim jashtë vendit ose në një takim të rastësishëm me të panjohur. Për sa i përket punës, klima astrale ka të ngjarë të krijojë një atmosferë të tensionuar, që ju pengon të ruani përqendrimin. Prandaj është thelbësore që të bëni shumë punë përgatitore. Më pas, nëse gjërat do të jenë në rregull, gjithçka do të shkojë mirë. Thjesht mbani situatën nën kontroll. Vlerësimi është 7 pikë.

Akrepi

Sipas horoskopit për javën nga 2 deri në 8 shtator, jeta juaj bashkëshortore do të vihet në pikëpyetje. Do të përballeni me zgjedhje të vështira dhe do të jeni të detyruar të pranoni realitetin. Nëse jeni beqarë, jeta juaj e dashurisë ka të ngjarë të jetë shumë komplekse dhe e paqëndrueshme. Do të jeni shumë të pavendosur dhe do të kuptoni edhe se jeni shumë tërheqës. Do të takoni dikë dhe ndoshta do të keni edhe një lidhje, por zemra juaj do të mbetet e pangopur dhe e pakënaqur për momentin. Konfliktet që mund të kenë lindur në punë kohët e fundit janë zbutur dhe qetësia është kthyer në grupin tuaj të punës. Për momentin nuk do të ketë ndryshime të mëdha. Vlerësimi është 6.5 pikë.

Shigjetari

Falë aspekteve të bukura planetare, lidhja me personin me të cilin ndani jetën do të bëhet më pasiononte. Pse të mos i lejoni vetes një arratisje romantike dhe të rijetoni ditët e lumtura të muajit tuaj të mjaltit? Nëse jeni beqar, mos bëni asgjë të nxituar; mbi të gjitha shmangni komprometimin e marrëdhënies suaj aktuale për shkak të një aventure të këndshme, por jetëshkurtër, që planeti djallëzor Mërkuri nuk do t’jua kursejë në këtë periudhë. Të mbështetur nga Jupiteri, do të jeni jashtëzakonisht dinamikë në vendin e punës. Biznesi juaj do të jetë aq i fuqishëm, sa asgjë nuk do t’ju bëhet pengesë dhe asnjë problem nuk do të mbetet i pazgjidhur. Nëse është e nevojshme, do të ndryshoni planet. Kështu do të arrini të tregoni zgjuarsinë tuaj. Yjet ju këshillojnë që në fillim të merreni me çështjet e lëna pezull. Vlerësimi është 7.5 pikë.

Bricjapi

Klima astrologjike për dashurinë është komplekse. Venusi do të mbrojë marrëdhënien tuaj në çift dhe do të favorizojë takime për ata që jetojnë vetëm. Por Mërkuri mund të komplikojë lidhjet. Do të detyroheni të bëni një përpjekje për të komunikuar me partnerin. Kini shumë kujdes se çfarë thoni, në mënyrë që të shmangni keqkuptimet. Në punë nuk do të ketë arsye për t’ju akuzuar për kokëfortësi. Me mbështetjen e fortë të Marsit, do të mund të vini në zbatim idetë dhe projektet tuaja, pa rrezikuar që t’i lini gjërat në gjysmë të rrugës. Kjo do të jetë fitore për ju. Vlerësimi është 7 pikë.

Ujori

Nëse jeni të martuar, do të keni marrëdhënie të mirë me partnerin, por duhet të bëni kujdes që të mos e destabilizoni atë. Nëse jeni beqarë, mos hezitoni të bëni gati valixhet dhe të shkoni jashtë vendit. Ka të ngjarë që në fund të rrugëtimit tuaj të gjeni dashurinë. Megjithatë, nuk është e thënë që çdo lidhje të përfundojë në martesë, gjë që mund të qetësojë të gjithë ata Ujorë jokonformistë që i urrejnë marrëdhëniet afatgjata. Për sa i përket punës, do të keni vështirësi në kryerjen e detyrave rutinë apo administrative. Megjithatë, ju nuk dëshironi t’i neglizhoni ato! Nga ana tjetër, imagjinata juaj do të jetë më e zhvilluar se kurrë dhe do të arrini të përfundoni projekte ambicioze. Vlerësimi është 7.5 pikë.

Peshqit

Këtë herë Venusi do t’ju favorizojë në dashuri. Nëse jeni çift, marrëdhënia me partnerin do të karakterizohet nga butësia, bashkëpunimi dhe sensualiteti i bukur. Nëse jeni nga ata që dini si t’i bëni për vete të tjerët, Venusi mund t’ju dhurojë një takim emocionues. E vetmja gjë që duhet pasur kujdes është impulsiviteti. Kontrolloni ndjenjat dhe impulset tuaja dhe gjithçka do të shkojë mirë. Përqendrohuni te puna dhe karriera juaj. Me siguri që do t’i bëni për vete eprorët dhe mund të përfitoni edhe rritje rroge. Vlerësimi është 8 pikë.

You may also like